E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ceremonia martesore, William dhe Kate në altar

Nis ceremonia martesore më e përfolur e viteve të fundit. Princi Uilliam i Uellsit do të lërë beqarinë duke u martuar me Kate Midleton.

Kate është shoqëruar në altar nga babai i saj Michael Middleton ndërsa e motra e saj, Philippa ose (Pippa) ka qënë një nga shoqërueset e saj.
 

Nusja mban të veshur një fustan ngjyrë pana, (jo aq i gjatë sa ishte parashikuar), flokët e saj janë të lëshuar dhe velloja i ka mbuluar fytyrën.

Kate Midleton gjatë ceremonisë së martesës që do të organizohet sot do të zotohet për “dashuri, nder dhe besnikëri”ndaj Princit Uilliam.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›