E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinato: Shqipëria, së shpejti pjesë e rrjetit energjitik rajonal

Zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto ka deklaruar se Shqipëria së shpejti do të jëtë pjesë e unionit të transportuesve energjitik të rajonit.

Duke marrë pjesë në forumin ndërkombëtar për energjinë zëvendëskryeministri Haxhinasto ka ftuar investitorët e huaj të investojnë në sektorin e energjisë dhe i garantoi ata që qeveria do të vazhdojë të investojë për një klimë të favorshme për biznesin.
 

“Qeveria do të angazhohet për një përmirësim të klimës së biznesit në fushën e politikave fiskale për të vazhduar investimet në sektorin energjitik i cili është një sektor me potenciale të mëdha për Shqipërinë” theksoi Haxhinasto.
 

Më tej zëvendëskryeministri Haxhinasto theksoi se në Shqipëri do të ndërtohen 20 projekte në sektorin energjitik duke e bërë këtë sektor një nga më të rëndësishmit në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›