E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis festivali i 48-të i këngës në RTSH

Këtë vit, festivali do të jetë i ndarë në katër netë: nata  të rinjve, nata e VIP-ave, nata e dueteve dhe nata e çmimeve të mëdha. Alban Skënderaj dhe Miriam Cami do të jenë prezantuesit e evenimentit më të rëndësishëm të vitit për muzikën e lehtë.Në këtë edicion do të marrin pjesë kompozitorë të njohur, si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali e të tjerë. Gjithashtu, nuk do të mungojnë autorët e njohur të teksteve, si Agim Doçi, Jorgo Papingji e Pandi Laço.Siç është bërë tashmë traditë, kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës, që do të zhvillohet në Norvegji në muajin maj.                                                                                              

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›