E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Marrëdhënie diplomatike para vendimit të GJND-së"

Gjukanoviç ka bërë të ditur se Mali i Zi nuk e ka caktuar ende datën e saktë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, por ka thënë se nuk duhet hezituar në këtë drejtim. Ai është shprehur se nuk duhet ngurruar dhe nuk duhet qëndruar pas alibisë të pritjes së vendimit të GJND-së, duke qenë se, sipas tij, Gjykata në Hagë nuk do të japë ndonjë negacion eksplicit të politikës së përgjithshme ndërkombëtare në raport me çështjen e Kosovës, madje i ka quajtur iluzion mendimet e tilla. Gjukanoviç ka thënë se duhet vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe të shkëmbehen ambasadorët, pasi që kjo do të sjellë vendosjen e raporteve kualitative në regjion, do t’i kontribuojë stabilitetit dhe krijimit të perspektivës evropiane. Më herët, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, tha se shteti i tij do të respektojë vendimin e GJND-së “nëse do të përmbajë rekomandim dhe qëndrim plotësisht të qartë”. /telegrafi/start/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›