Berisha: Reforma në shëndetësi, prioritet i qeverisë
Marion Caspers-Merk e njohu Kryeministrin Berisha me reformat e ndërmarra në sistemin e tyre shëndetësor dhe u shpreh se nënshkrimi një ditë më parë i Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunim në Fushën e Shëndetësisë midis dy vendeve, është shprehje e dëshirës për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe gatishmërisë së tyre për të nxitur bashkëveprimin konkret në këtë sektor. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje për ndihmën e jashtëzakonshme që qeveria dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë në këto 20 vite demokraci në qindra e qindra projekte në fusha të ndryshme, mjaft të rëndësishme për mirëqenien e shqiptarëve.
"Nënshkrimi i kësaj Deklarate bashkëpunimi, është një lajm tejet i mirë për shqiptarët dhe është një ogur i mirë, që tregon se reformimi dhe modernizimi e krejt sistemit shëndetësor do të jetë në krye të axhendës së qeverisë së re", tha kreu i qeverisë duke theksuar se "duke pasur si model sistemin gjerman, si një nga modelet më të mira, synohet që reforma në këtë sektor të ndjeshëm për popullatën të jetë e thellë, e plotë, e gjithanshme dhe e shpejtë".
Ndërkohë, Kryeministri Berisha shprehu nevojën e asistencës gjermane, veçanërisht në fusha si menaxhimi, sistemi i financimit dhe siguracioneve shëndetësore, trajnimet dhe formimi profesional, zhvillimi i teknologjisë dhe informacionit, partneriteti ndërmjet institucioneve tona shëndetësore dhe atyre gjermane, në mënyrë që sistemi ynë shëndetësor të jetë sa më efektiv, të sigurojë dhe përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme kujdesin për popullatën., veçanërisht në fusha si menaxhimi, sistemi i financimit dhe siguracioneve shëndetësore, trajnimet dhe formimi.
Kryeministri e siguroi Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Shëndetësisë të RFGJ se do të ketë një angazhim maksimal dhe mbështetje të plotë nga qeveria shqiptare, me të gjithë fondet e nevojshme, për ta intensifikuar e konkretizuar bashkëpunimin me palën gjermane në fushën e shëndetësisë.
Ministrja e Shendetësisë, Anila Godo dhe Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Marion Caspers-Merk, nënshkruan të martën një marrëveshje bashkëpunimi në drejtim të përmirësimit të reformës në sistemin shëndetësor, të vazhdimit të reformës në shërbimin parësor dhe atë në sistemin spitalor.