Nis gara e Rally Albania, marrin pjesë 130 pjesmarrës në 24 vende të Botës
DURRËS-Rreth 130 pjesëmarrës nga 24 vende të ndryshëm të botës, kanë nisur garën "Rally Albania" i cili vjen për të nëntin vit radhazi në vendin tonë.
Organizatori i "Rally Albania", Edvin Kasimati pohon se ‘krahas garës, qëllimi i këtij eventi ndërkombëtar është njohja e promovimi i resurseve të jashtëzakonshme turistike dhe natyrës shqiptare. Pas përfundimit të etapës së parë, e cila nisi nga Durrësi drejt Fekenit prapa Dajtit-Përrenjas dhe përfundoi serish në Durrës”.
Etapa e rradhës për organizatorët, konsiderohet si mjaft i vështirë, pasi garuesit e Rally-it do të përshkruajnë rrugëtimin, Durrës-Peshkopi-Pogradec.
130 pjesëmarrësit, 10 prej të cilëve janë shqiptar, do të bëjnë plot 1750 kilometra rrugëtim nga veriu në jug të Shqipërisë, duke përshkruar një terren të vështirë malor të pashkelur më herët, për te përmbyllur të gjitha etapat në Durrës me 14 qershor.
Ky aktivitet sportiv vjen për të 9-tin vit radhazi në Shqipëri, ku më shumë se një garë, konsiderohet dhe një mundësi promovimi për turizmin shqiptar.
(d.b/BalkanWeb)