Floriana Paskali: “Enverin” e kanë vjedhur, kam të drejtat e autorit
TIRANE-E bija e Odise Paskalit, Flori ana del kundër mbajtjes së veprës së të atit nga komunistët, me në krye Marko Dajtin. Bëhet fjalë për shtatoren e Enver Hoxhës, realizuar nga Odise Paskali e Janaq Paço, ku udhëheqësi komunist shfaqet me uniformë ushtarake dhe me pistoletë në brez. Sipas Dajtit, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, busti do të zërë vend pranë Piramidës, sapo të japë lejen për këtë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Por, zonja Paskali, që ka trashëguar të drejtat e autorit për veprën në fjalë, shprehet se shtatorja posedohet në mënyrë të jashtëligjshme nga kjo parti. "Organet kompetente, pra shteti, duhet t'ua marrë personave që e kanë shtatoren. Ata e mbajnë në mënyrë të kundraligjshme. Vepra nuk është pa zot", - thotë Floriana. Sipas saj, shtatorja duhet të jetë marrë: nga Muzeu Historik Kombëtar, nga Galeria Kombëtare e Arteve, ose nga Muzeu i Luftës në Gjirokastër, pasi një vepër e tillë nuk ka mbirë nga askundi. Pyetja që shtron ajo është shumë e thjeshtë: Si ka mundësi që kjo vepër ka përfunduar aty ku është sot? Ku është marrë dhe në çfarë mënyre? Ku ka qenë më parë?
"Unë si poseduese e të drejtave të autorit, mundem të kërkoj vetëm që, nëse ajo vihet në një shesh, të më paguhen të drejtat. Nga ana tjetër, mendoj se ajo duhet të vendoset në muze, në pavijonin përkatës, me diçiturën 'Diktatori Hoxha', dhe të ruhet si vepër arti, gjë që e kanë bërë të gjitha vendet lindore në këto raste, pas rënies së komunizmit", - shton e bija e skulptorit të njohur. Në të njëjtin mendim me Florianën është edhe bashkëshorti i saj, Leonardo Voci, piktor e kritik arti. "Shtatorja duhet të jetë vjedhur diku. Aktualisht nuk mund t'ju them se ku ka qenë para vitit 1990, por di të them se shtratore të tilla ruheshin në muze ose në galeri. Përderisa në intervistën e vet, Dajti nuk ka folur për vendndodhjen e mëparshme të bustit, ai duhet të jetë vjedhur. Pastaj, një vepër e realizuar nga Paço dhe Paskali, nuk mund të jetë lënë vërdallë, dhe as nuk ka se si të posedohet nga njerëz që nuk kanë lidhjen me familjet e autorëve", - thotë Voci.
Bashkëshortët që aktualisht gëzojnë të drejtat e autorit për veprat e Paskalit, shprehen se nëse poseduesit nuk kanë një dokument që tregon se shtatorja e Enverit iu është dhuruar ose që e kanë blerë, nënkupton se ajo është vjedhur. Megjithatë, nëse vepra ka qenë pjesë e një muzeu, si mundet të jetë dhuruar ose të jetë shitur?
Komunistët
Dy ditë më parë, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, zbuloi edhe fotografinë e bustit të Enver Hoxhës, për të cilin ka premtuar se do të rikthehet në shesh. Është një monument, ku diktatori shfaqet me uniformë ushtarake dhe me pistoletë në brez. Rreth 3 metra i lartë, ai është realizuar vite më parë nga skulptorët e njohur Janaq Paço dhe Odise Paskali. Kreu i PPSHR-së, bëri me dije se partia e tij i ka drejtuar një kërkesë Këshillit Bashkiak të Tiranës, në mënyrë që busti të vihet në një nga sheshet e Tiranës. Ai shtonte se është optimist që kërkesa do të miratohet, pasi Partia Demokratike dhe kryebashkiaku Basha u kanë një borxh të madh moral komunistëve shqiptarë në rolin që luajtën Hysni Milloshi e Muharrem Xhafa për rotacionin në krye të bashkisë, ndërsa LSI-ja iu ka premtuar votën pro. Sipas Dajtit, shtatorja është ruajtur nga populli për kaq shumë vjet dhe ka qëndruar në shtëpinë e një proletari të varfër. Në po atë shtëpi, gjyshërit e tij kanë strehuar shokun Enver Hoxha në vitet e luftës, kur ishte në ilegalitet dhe ndiqej këmba-këmbës nga fashistët, ndërsa sot atje strehohet busti i Komandantit, me uniformë ushtarake.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)