Nis gara kokë më kokë Obama-Romni

Vështirë të imagjinohet se çfarë mund ta pengojë Mit Romni-n, që të shpallet në fund të gushtit kandidat për president në kongresin e republikanëve. Ka disa javë që guvernatori i mëparshëm i Masaçusetesit mblodhi votat e delegatëve në zgjedhjet paraprake, fitoi mbështetjen e të fuqishmëve në parti dhe ishte shumë përpara rivalit të tij Rik Santorum, senatorit të dikurshëm të Pensilvanisë, Newt Gingrich-it, ish kreut të dhomës së përfaqësuesve dhe Ron Paulit, deputetit nga Teksasi.
Por kryesisht ultrakonservatori Rik Santorum i shkaktonte Romni-t herë pas here humbje të rënda. Ai e detyroi Romni-n e moderuar të përfaqësonte gjithnjë e më shumë pikëpamje konservatore, për të fituar votat e përkrahësve të Santorum-it. Fushata karakterizohej përveç kësaj nga sulme personale. Të dyja kanë ndikuar deri tani në dëm të Romni-t, sepse zgjedhjet dihet që fitohen në qendër dhe një fushatë negative kushton humbjen e simpatisë.
Romni mund të demonstrojë avantazhin në kompetencat e tij
Në krahasim me sfidantin e tij republikan, Presidenti demokrat Barack Obama është në të gjitha fushat në avantazh. Ai ngjall më shumë simpati dhe entuziazëm. Ai është më i qëndrueshëm në pikëpamjet e tij, kujdeset më shumë për të drejtat e grave, është më i sigurt në arenën ndërkombëtare, mbron klasën e mesme dhe i kupton problemet ekonomike të njerëzve të zakonshëm. Ky është të paktën mendimi i shumicës të të anketuarave në sondazhin e fundit të “Washington Post”/”ABC News”, shkruan “Deutsche Welle”.
Por në një pikë të rëndësishme ish menaxheri ndodhet para presidentit: 47 e të pyeturve mendojnë, se Romni në çështjet ekonomike mund të bëjë politikë më të mirë. Për Presidentin Obama këtë e besojnë 43 për qind. Për Romni-n besohet gjithashtu se bën politikën më të mirë energjetike, edhe në hapjen e vendeve të punës Obama ndodhet shumë afër sfidantit të tij me 46 me 43 për qind. Largimi i Rik Santorum-it pa u turpëruar nga ndonjë humbje në shtetin "e tij" Pensilvania dhe sëmundja e vajzës së tij të vogël Bella i lejon Romni-t tani të përqendrohet në pikat e tij të forta, në politikën energjetike dhe ekonomike. Me temat e Santorumit nga cepi ultrakonservator, si aborti dhe kontraceptivët, nuk ka nevojë të përballet më.
Ekipi i Obamës ka reaguar ndërkohë
Për Romnin tërheqja e Santorum-it mezi ç'pritej. Fakti që edhe Newt Gingrich si edhe Ron Paul do të qëndrojnë në garë, nuk do ta shqetësojë më tutje. Paul është deri diku jashtë konkurrencës. Ky kandidat republikan është më pak i interesuar për postin e presidentit, se sa të përhapë pikëpamjet e tij libertiniane politike. Dhe Newt Gingrich do të vazhdojë t'u bëjë thirrje përkrahësve të Santorum-it që të bëhen me të, me "konservatorin e vërtetë". Por lobisti i dikurshëm është aq i dëmtuar, qoftë për sa i përket numrit të të deleguarve ashtu edhe mbështetjes së përgjithshme brenda partisë republikave, saqë e ka të pamundur të replikojë, siç duhet.
Ekipi i fushatës elektorale të Barack Obamës në një njoftim për shtyp e ka njohur që tani Mit Romni-n si kundërshtar dhe e ka sulmuar. "Nuk është surprizë", thuhet aty, "që Mit Romni mundi të varrosë rivalët e tij nën një ortek me pohime negative." Por amerikanët", thotë ekipi i Obamës, "do të vlerësonin një president, që lufton çdo ditë për rindërtimin e ekonomisë, në të cilën ia vlen të punosh, të marrësh përgjegjësi, dhe ku për secilin vlejnë të njëjtat rregulla”.
Gara kokë më kokë për postin e Presidentit të SHBA-së ka nisur dhe tema është e qartë: gjendja ekonomike. Ish menaxheri Mit Romni nuk është zgjedhja më e keqe./Start/
2012-04-11 11:57