E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, “arrest shtëpie” për Fatmir Kajollin

 Trupi gjykues vendosi që ndaj Kajollit të merret masa e “arrest shtëpie”. Në seancën e zhvilluar sot, Prokuroria kërkoi burg pa afat, derisa të kryhen procedurat e ekstradimit.

47-vjeçari kërkohej prej gati 10 vitesh në Itali, pasi ishte dënuar dy herë me gjithsej 40 vite burgim për trafik droge dhe përfshirje në organizata kriminale. Kajolli i njohur si mik i disa ministrave, ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Fierit në siglën e Partisë Republikane.

Ai kishte ngritur edhe biznese të shumta dhe qarkullonte krejt lehtësisht në qytet. Arrestimi shkaktoi edhe akuza midis Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme se kush i kishte listat e personave të kërkuar nga Interpoli. /Start/

                                                                                             2012-04-11 13:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›