Vlorë, goditet një grup i strukturuar kriminal

Nga një operacion i koduar “SFIDA” ku si rezultat i të cilit janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest ne burg” për shtetasit Armando Dumani, 30-vjeç, Sokol Dhima, 23-vjeç, Arlind Hitaj 27-vjeç, si dhe Arbër Katiaj, 28-vjeç, të katërt banues në Vlorë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur falë një hetimi intensiv nga strukturat e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë duke aplikuar metodat speciale të hetimit ku ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme gjatë periudhës së viteve 2010, 2011 dhe 2012 kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në 7 raste, banka dhe lokale lojërash fati. Vjedhjet janë realizuar duke nisur nga dhjetori i vitit 2010. Në të 7 rastet e mësipërme personat e arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri.
Gjithashtu është bere ndalimi i shtetasve Ermir Merkollari, 24-vjeç, Endri Rrokaj, 26-vjeç, si dhe Bledar Aliko, 27-vjeç , të tre banues në Vlorë. Nga hetimet deri në këtë fazë ka rezultuar se këta 3 persona kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale duke i ndihmuar në kryerjen e krimeve të mësipërme ne rolin e shoferëve dhe të vëzhgimit të ambienteve që do të grabisnin.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e autorëve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pistoleta TT mod 54 si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të këtij kalibri, 8 automjete të përdorura nga autorët për realizimin e krimeve, veshje sportive, maska dhe doreza të përdorura nga autorët, 14 telefona celularë. Nga krahasimi i ekspertimeve balistike ka rezultuar se armët e gjetura janë ato të përdorura nga autorët për kryerjen e krimeve të mësipërme. Vijon puna në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Vlorë pasi dyshohet se këto persona janë autorë edhe të disa veprave të tjera penale të kryera në bashkëpunim./S.Ll/Start/
2012-04-11 14:11