E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha, njeriu që duhet të heshtë për Serbinë

Share

Nga Erion Braçe

Ti Sali Berisha flet për ne e na akuzon për shërbim ndaj Serbisë?!

Po si nuk ke turp! Ti je dhëndër i Serbisë, për këtë shkak të futën në politikë, për këtë shkak të mbajnë ende në politikë!

Ti nuk duhet ta prekësh fare këtë temë!

Ti je ish Presidenti që i shërbeve Serbise! Dhe kujt Serbie, asaj barbares së Millosheviçit!

Ti je ish Presidenti që krijove skemën gjigande të furnizimit me naftë të makinës ushtarake, kriminale të Millosheviçit gjatë luftërave nëpër Ballkan! Ti dhe Bullatoviçi!

Ti je ish Presidenti që ndalove dhe arrestove njerëzit e parë të bërthamave të asaj që më pas u njoh si UÇK, duke nisur nga ky Kryeministri i sotëm, që ka harruar e të quan “burrë kombi”!

Ti je ish Presidenti që zhduke Remzi Hoxhën, një shqiptar të ndershëm e patriot, që po i shërbente me gjithë çkishte çështjes shqiptare!

Ti je ish Kryeopozitari që i quajte ushtarët e parë të UÇK dhe vetë atë, si terroriste!

Ti je ish Kryeopozitari që presoje gjithë opinionin shqiptar, delegacionin e Rambujesë, të mos shkruante marrëveshjen që i hapi rrugë NATO-s të ndërhynte në Kosovë!

Ti je Kryeministri që e ke hapur Shqipërinë ndaj Serbisë! Ti ke lëshuar sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit tek Serbia, rrugët, energjinë, drithërat, telefoninë…

Ti je Kryeministri që këshilltarin tënd, atë më kryesorin, Damirin, e zgjodhe nga serbët e Bosnjes, por tamam nga nipat e UDB! Ti i ke dhënë atij leje e licenca për të hyrë në tregun e energjisë, por edhe lejen për pontilin më të madh të naftës e gazit në Porto Romano!

Ti je Kryeministri që e ke futur këtë vend në linjën kriminale që furnizon me armë diktatorët e Libisë, Jemenit etj, përmes kontratave me kompanitë serbe të furnizimit!

Prandaj, duhet të heshtësh!

Fussnote: Ti nuk e fsheh dot Serbinë tënde, të dekonspiron shërbimi ndaj saj!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›