E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjykimi per deputetin e Limaj



Arkiv Në Prishtinë ka nisur pas orës 10 gjykimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj dhe 9 ish bashkëluftëtareve të tij, nën akuzën për krime lufte të kryera në fshatin Kleckë në 99-ën.

Aktakuza është ngritur nga prokuroria e EULEX-it. Avokatët e Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj dhe Karim Khan kanë paralajmëruar se do të kërkojnë një shtyrje të seancës të paktën deri në dhjetor. Pala mbrojtëse pretendon për parregullsi dhe shkelje të mëdha nga ana e prokurorisë së EULEX-it, pasi sipas tyre prokurorët në kundërshtim me cdo procedurë kanë marrë në pyetje paraprakisht dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.

Një prej ketyre deshmitareve ka qenë dhe kryeministri Hashim Thaci tyre konfirmoi për Top Channel avokati Rrecaj. Limaj dhe të tjerët akuzohen se për krimet të kryera në fillim të vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.

Procesi është ngritur mbi bazën e deklaratave të dëshmitarit kyc, Agim Zogaj, i cili deri në vdekjen e tij është njohur si dëshmitari X. ai u gjet i vdekur në Gjermani, më 28 shtator të këtij viti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova SHBA bën thirrje për qetësi në Mitrovicë
Qeveria amerikane përmes zëdhënësit ka kërkuar ndërprerjen e dhunës dhe vendosjen e qetësisë në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës. Kërkime për autorët e vrasjes së serbit
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në kërkim të autorëve të vrasjes së një serbi dhe plagosjes së dy të tjerëve, incident ky që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në lagjen Kroi i Vitakut.
Tahiri: Menaxhim të integruar kufijsh
Shefja e delegacionit të Republikës së Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se ideja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e përbashkët të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, është e pranueshme për shtetin e Kosovës, pasi një marrëveshje e tillë është konform përcaktimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Jahjaga: Të vazhdojnë bisedimet me Beogradin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mbështet fuqishëm bisedimet Prishtinë-Beograd, të cilat kanë mbetur pezull që prej shtatorit. Prishtina paralajmëron Shkupin
Prishtina paralajmëron Shkupin se do të vendosë masa reciprociteti për mallrat nga Maqedonia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit për bllokimin e importit të miellit nga Kosova.

Lajmet kryesore

Topi: Sa më parë dialogu mes partive
"Politika, jo peng e së shkuarës
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Energjitikë, prishen 12 koncensione
SHBA bën thirrje për qetësi në Mitrovicë
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›