Pippi Çorapegjata, raciste

Dr Eske Wollrad, teologe feministe nga Asociacioni Federal i Grave Evangjeliste të Gjermanisë, ka pohuar se romanet klasike për fëmijë të Lindgren ‘kanë klishe raciste kolonialiste’. Në ‘Pippi in the South Seas’, “fëmijët e zinj hidhen në rërë përballë fëmijëve të bardhë”, tha ajo për një gazetë gjermane. “Kur ia lexova këtë libër nipit tim, i cili është me ngjyrë, unë thjeshtë e kapërceva këtë paragraf”.
“Nuk është se figura e Pippi Çorapegjatës është raciste, por të tre librat e trilogjisë kanë klishe raciste kolonialiste”, tha Wollrad.
Vajza e Astrid Lindgren, Karin Nyman i ka kundërshtuar akuzat. Ajo tha për The Guardian: “Ajo nuk është raciste. Ajo është e kundërta. Ajo është vetëm kundër rritjes dhe egërsisht kundër dhunës ndaj kafshëve”.
Pippi nuk është personazhi i parë klasik për fëmijë që është akuzuar me akuza të tilla. Në fillim të këtij viti, një akademik francez tha se ‘Smurfs’ (Gogëlushët) janë antisemitë, racistë dhe komunistë.
Librat për Pippi Çorapegjatën u shkruan nga Lindgren në vitet e dyzeta, ku përshkruhen aventurat e Pippi-t, një ekscentrike dhe gënjeshtare e pandreqshme, prindërit e së cilës janë të vdekur dhe e cila e ndanë shtëpinë e saj me një majmun dhe një kalë që jeton në hajat.