E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet piktura më e vjetërinë Evropë

Arkeologët kanë gjetur pikturën më të vjetër të Europës Qendrore. Bëhet fjalë për pikturën e gjetur në një shpellë në Gjermaninë jugore, e cila konsiderohet të jetë dëshmia më e vjetër e një pikture që është gjetur ndonjëherë në Europën Qendrore.

Kuptimi i gurëve të pikturuar me pikëza të kuqe dhe bojëkafe, megjithatë, mbetet i paqartë.

Edhe pse mund të jenë radhë të njollave të kuqe dhe bojëkafe, megjithëkëtë, ato formojnë një prej veprave më të rëndësishme të artit që është bërë ndonjëherë në Europën Qendrore. Njollat janë gjetur nëpër gurë në një shpellë në Gjermaninë jugore dhe janë shenjat më të vjetra të njohura të pikturës që është gjetur në rajon.

Arkeologët kanë zbuluar katër gurë në shpellën Hohle Fels në Schelklingen afër qytetit gjermano-jugor të Ulm-it. Sipas arkeologut të Universitetit të Tubingen-it Nicholas Conard, ata janë rreth 15 mijë vjet të vjetër dhe janë dëshmia e parë e pikturave të njerëzve në Europën Qendrore në epokën e vonë paleolitike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›