E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis greva kombëtare e seksit

Prostitutat e rangut të lartë në Spanjë kanë refuzuar të ofrojnë çdo lloj shërbimi për bankierët, derisa ata të heqin kufizimet për dhënien e kredive për familjet e varfra dhe kompanitë në vështirësi. Ato kanë deklaruar në Madrid se greva e tyre do të vazhdojë pa afat, derisa nëpunësit e bankave të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj shoqërisë dhe të nisin të japin hua më të mëdha për spanjollët. Sipas vajzave, bankierë hileqarë po përpiqen të hiqen si arkitektë apo inxhinierë për të marrë shërbimin e tyre të preferuar. Prej shumë vitesh, këta profesionistë mund të përballojnë tarifa që nisin nga 300 euro në orë, tha një prej punëtoreve të seksit. Shoqata më e madhe e prostitutave të luksit në Madrid ka njoftuar se: Ne jemi të vetmet me një aftësi reale për të bërë presion mbi këtë sektor. Kemi nisur grevën prej tri ditësh. Dhe kanë ndër mend ta vazhdojnë. Faqja meksikane e uebit SDPnoticias.com, raportimit të së cilës iu bashkëngjit edhe Russia Today, tha se bazuar në informacionin e njërës prej vajzave, bankierët janë dëshpëruar kaq shumë, sa kanë kërkuar ndërmjetësimin e qeveritarëve për të zgjidhur krizën e seksit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›