E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për meshkujt që nuk duan ti shohin kur pinë

Një kompani amerikane ka shpikur Flakonin e Lirisë, një çantë që mbahet nën veshje, që mund të përdoret si shpërndarëse birre. Reklamat për këtë shpikje tregojnë një burrë që mban një gotë të ftohtë përballë një tubi që del nga zinxhiri i pantallonave të tij, nga ku derdhet birra. E vendosur nën të brendshmet, pajisja mund të lahet njëlloj si veshjet. Ajo është shpikur nga një student i Universitetit të Xhorxhias, të cilit i kishte ardhur në majë të hundës të merrte me vete fshehurazi shishe birre në evenimentet sportive. Çanta e birrës kushton 24.95 dollarë dhe mund të përdoret kudo, edhe në ditë të mërzitshme në zyrë…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›