Tregu i fruta perimeve, si lagje e bombarduar e Bagdadit
18/08/2009 Korçë, ambientet e shitjes pa çati, në kushte mizerabël. Bashkia, projektet vetëm në sirtar
KORÇE- Pazari i fruta–perimeve në qytetin e Korçës tashmë ngjan si një lagje e bombarduar e Bagdadit, ku shikon vetëm çati të shkatërruara, e të arnuara me çdo mjet rrethanor, siç ndodh rëndom pas një bombardimi apo katastrofe. Tashmë si “katastrofë” e vetme mund të konsiderohet Bashkia e Korçës dhe veçanërisht drejtuesit e saj, të cilët që prej dy vjetësh nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për plotësimin e kushteve të tregtimit të fruta-perimeve. Dhe kjo ndodh kur projekti për vendosjen e çatisë në këtë treg qëndron prej kohësh në sirtarët e këtij institucioni dhe akoma më shumë kur ardhja në pushtet e këtyre drejtuese u përqendrua edhe te ky premtim: “Rregullim i pazarit të fruta-perimeve, fill pas ardhjes në krye të bashkisë”. Tashmë pas dy vjetësh shihet se nuk ka ndodhur asnjë përmirësim, madje mund të thuhet se gjendja është përkeqësuar deri në ato kufij aq sa jeta e tregtarëve dhe puna e tyre po bëhet e padurueshme. Pikërisht për këtë arsye, dhjetëra tregtarë të këtij tregu kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë sa më parë që të jetë e mundur.
Tregtarët
Sipas tregtarëve të fruta-perimeve, përshkrimi i situatës nuk ka nevojë për shumë komente, pasi gjithçka është e dukshme që në vështrimin e parë. Tashmë sipas tyre, çatitë e shkatërruara, janë arnuar me copa plastmasësh, me kartonë, me mushama të grisura, me kompensata, me arka frutash dhe perimesh, me copëra llamarinash, por edhe me gjithçka tjetër të mundshme. “Gjithë panorama e këtij tregu i ngjan një lagjeje që sapo ka dalë nga lufta”, shprehen jo pa trishtim tregtarët e qytetit të Korçës. Por e keqja nuk qëndron vetëm këtu, te bukuria e pazarit të Korçës, i cili tashmë lë të habitur çdo vizitor që vjen nga qytetet e tjera dhe çdo turist që kërkon të njihet me pazarin e vjetër të Korçës, i cili dikur ka pasur një emër të madh dhe rreth 1000 dyqane. Aktualisht pazari i fruta-perimeve nuk ka as pamjen e 500 vjetëve më parë. Megjithatë, sipas tregtarëve, nëse ambientet e papërshtatshme i largojnë blerësit, në të njëjtën kohë edhe puna e tyre po bëhet edhe më e vështirë.
Me kokë e këmbë në ujë
Pas çdo shiu, tregojnë tregtarët e fruta-perimeve, mallrat e tyre mbulohen nga uji, ku mjaft nga prodhimet që tregtojnë ata, pësojnë dëmtime të tilla që nuk mund të blihen nga qytetarët. Panorama në ditët e shiut është dhe më katastrofale. “Çdo njërit prej nesh, shprehen tregtarët, i duhet të rrijë në mes të shiut që vjen përmes llamarinave dhe plastmaseve të coptuar dhe të grisur, duke qëndruar pranë arkës me fruta-perime për të mbrojtur mallin që do të shitet. Por nuk vonon shumë, dhe gjithë ambientet e këtij tregu mbushen nga uji. Për pasojë, në ditë të tilla jemi të detyruar të shesim me kokë dhe këmbë të lagur”. “Nuk e dimë se si do të vejë halli ynë në stinën e vjeshtës dhe aq më keq në stinën e dimrit, kur Korça njeh së paku 6 muaj me mot të keq, ndërsa bashkia nuk ndërmerr asnjë masë në drejtim të përmirësimit të kushteve”. Për më tepër, kjo gjendje tregtarëve u duket tepër absurde, pasi të gjithë ata që punojnë në këtë treg paguajnë rregullisht taksat e tyre. Për këtë arsye, jo pa habi, pyesin njëri-tjetrin: “Ku vallë shkojnë paratë e tona dhe përse përdoren ato, kur për dy vjet me radhë po na bëhet jeta skëterrë. Gjithsesi edhe pse në këto kushte tregtarët e Korçës nuk dinë se si të veprojnë, pasi askush nuk e dëgjon zërin e tyre. Megjithatë, si hap të parë ata kanë menduar denoncimin publik për të parë nëse drejtuesve të bashkisë do t’u vijë turp që në një qytet si Korça me kulturë e tradita të ekzistojë një treg i tillë fruta-perimesh sikur të jetë goditur nga bishti i cunamit.