E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis java evropiane e filmit

Ambasada e Francës dhe Aleanca Franceze - në partneritet me ambasadat e Turqisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Suedisë, Finlandës, Austrisë dhe Belgjikës - organizon Javën e Filmit Europian, në Prishtinë.

Para fillimit të Javës së Filmit Europian, më 6 nëntor, me fillim nga ora 11, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, dhe drejtoresha e Aleancës Franceze, Marlène Pouliquen, do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Ceremonia e hapjes solemne të Javës së Filmit Europian, mbahet të mërkurën, nga ora 19, në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK).

Ndryshe, gjatë Javës së Filmit Europian do të shfaqen 11 filma, disa prej të cilëve janë të metrazhit të shkurtër, e disa të metrazhit të gjatë. Në mesin e filmave të paraparë me program janë: “Sessiz-Be deng” (Turqi), “Intouchables” (Francë), “Soul Kitchen” (Gjermani), “Turquaze” (Belgjikë) “Pitch Black Deist” (Britani e Madhe), “La Prima Cosa Bella” (Itali), “Black Brown White” (Austri), “Forbidden Fruit” (Finlandë), etj.

Të gjithë filmat shfaqen në TKK, ndërsa Java e Fimit Europian zgjat deri më 11 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›