Do t’i falë 4.05 miliardë dollarët

Regjisori i famshëm deklaroi se, të 4.05 miliardë dollarët që, në emër të shitjes së kompanisë së tij filmike, do t’i marrë nga kompania Disney,’ do të jap si donacion një organizata bamirëse që merret me çështje të arsimimit, edhe pse ende nuk ka njoftuar se për cilën organizatë bëhet fjalë. Por, meqenëse Lucas është kryesues i organizatës Edutopia, e cila merret me futjen e lëndëve të reja inovative nëpër shkolla, ka shumë të ngjarë që pikërisht ajo të jetë përzgjedhja e tij, shkruan portali eonline.com.
Sa për përkujtim, të martën e kaluar u bë e ditur se Disney do të blejë shtëpinë filmike LucasFilm, e njohur për sagat filmike “Lufta e Yjeve” dhe “Indiana Jones”, dhe se nga e cila shitje Lucas do të fitojë 4.05 miliardë dollarë.
"ka ardhur koha që ‘Luftën e Yjeve’ t’ia dorëzojë gjeneratës së re të filmbërësve”, deklaroi ai të martën.