E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis kati i dytë i godinës brenda Ekonomikut, çështja ende në gjykatë

Dekani i Ekonomikut, Omer Stringa: Firma ndërtuese vazhdon punimet pa pengesa Ende asnjë vendim për të ndalur punimet e godinës private në oborrin e Fakultetit të Ekonomikut. Pas zhurmave nga drejtues të fakultetit si dhe nga vetë rektori i Universitetit të Tiranës për të ndalur punimet e godinës që po ndërtohen në oborrin e Ekonomikut, ajo po vazhdon punimet. Madje, firma ndërtuese e godinës private ka përfunduar hedhjen e soletës së katit të parë, dhe është duke hedhur blindat për të vazhduar katin e dytë të ndërtesës, dhe askush nuk

ka marrë një vendim për të pezulluar punimet në territorin e ekonomikut. Kështu pavarësisht se çështja është dërguar në gjykatë, godina private nga ana tjetër ka vazhduar punimet. Të njëjtën gjë na e ka pohuar dhe dekani i Fakultetit të Ekonomikut i cili ka pohuar për gazetën se godina private nuk i ka ndalur punimet madje ajo po fillon katin e dytë të saj dhe askush nuk ka dhënë urdhër të ndërpritet punimet. Që kur u bë publike problemi e deri më sot kjo godina ka mundur të ndërtohet me dit, që do të thotë se ata vinë për të punuar, ndërsa unë lajmëroj policin dhe me pas ndërpriten punimet. Punëtorët rrinë disa ditë më pas shkojnë sërish të vazhdojnë punimet, unë njoftoj policinë e cila vjen dhe ndërpret punimet, ka pohuar Omer Stringa. Ndër të tjera ai pohon se pas ankesave të bërë disa muaj më parë nga rektori i universitetit punimet u pezulluan, por vetëm disa ditë më vonë pasi u harrua si çështje filloj e njëjta situatë, ku firma ndërtuese kushte shkuar për të vazhduar punimet. Gjithashtu ai nuk hezitoi të pohonte se për këtë çështje askush nuk po merr masa. Qeveria dhe gjykata duhet ti japë një zgjidhje problemit. Kërkesa e Fakultetit EkonomikDrejtuesit e Fakultetit Ekonomik kanë kërkuar që shteti t'i shpronësojë ata në truall tjetër dhe jo pranë ambientit universitar, pra shteti ka aq fuqi dhe para sa ti thonë kësaj firma që të vazhdojnë ndërtimin në një vend tjetër. Kontaktuar nga gazeta dekani i Omer Stringa bënë të ditur se Fakulteti i Ekonomikut dhe ai i Filologjikut u është zënë fryma nga ndërtimet dhe nga shtypit private. Çdo pjesë e territorit të fakultetit është i zaptuar nga privatët dhe askish nuk ndërhyn për të mos lejuar këto ndërtime, pohon Stringa. Ndër të tjera ai thekson se Bashkia e Tiranës nuk bëri mirë që ka dhënë këtë leje ndërtimi në oborrin e fakultetit. Më e mira që bashkia mund të bënte është të ndërhyn në mënyre që këto territore të ishin të gjitha në shërbim të Universitetit. Ndërsa ajo justifikohet me faktin se, ja kam dhen leje se ka fituar një gjyq, përpara disa viteve, pohon Stringa. Gjithashtu ai bënë të ditur se, tashme konflikti qëndron mes, Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikën e Shqipërisë, dhe firmës. Pra është direkt Qeveria me privatin dhe jo fakulteti. Në Shqipëri ekziston një ligj i cili thotë që për nevoja publike shpronësohesh. Problemi është se të gjitha territoret e shkollave arsimore janë pushtuar nga ndërtimet, pohon Stringa. Sipas tij, tashmë në konflikt është direkt Qeveria me privatin dhe jo fakulteti. E cila në bazë të gjykimit tim, them se duhet të ndërhy për të ruajtur figurën.Faza e çështjes Objekti në fjalë është miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Tiranës përpara disa vitesh, por të dyja herët që është çuar për miratim në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, është hedhur poshtë si i jashtëligjshëm. KKRRTRSH-ja e drejtuar asokohe nga ish-kryeministri Nano nuk e pranoi këtë leje e si pasojë çështja e ngritur u pezullua. Përpara vetëm katër ditësh, në oborrin rrethues të Fakultetit të Ekonomisë u rikthyen mjetet motorike dhe nisi puna për ndërtimin e këtij objekti. Ky veprim hasi në rezistencën e menjëhershme të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Ekonomisë, të cilët ndërprenë mësimin dhe u drejtuan nga ndërtuesit, duke arritur ndalimin e punimeve, përgjatë ditës së premte. Tashmë, është Universiteti i Tiranës i cili ka marrë përsipër ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë ligjore. Liri Mëhalla

Last Updated on E Shtune, 09 Janar 2010 22:41

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›