E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vlerëson nxënësit më të mirë në mësime

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka dhuruar disa medalje vlerësimi për disa shkolla dhe nxënës të shkëlqyer të kryeqytetit . Rama ka deklaruar se Bashkia do t'i japë mbështjetje nxënësve me të gjitha notat 10-ta. Po ashtu , ai ka pohuar se Bashkia e Tiranës do të mbështesë revistën e sapokrijuar "Ten", autorët e së cilës do jenë vetë nxënësit, por edhe ka theksuar se shumë shpejt do të krijohet një qëndër multifunksionale për nxënësit , pikërisht në ambientet e ish kinema "Dajtit" .
Sipas Bashkisë së Tiranës , këtë vit do të dhurohen 600 bursa , për nxënësit më të dalluar në kryeqytet. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit u argëtuan edhe me një koncert të organizuar nga bashkia e kryeqytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›