E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama: Kongresi jo paradë informuese, por të ketë shpirt kritik dhe vetëkritik

Ka nisur mbledhja e Asamblesë së PS, në të cilën marrin pjesë kryeministri Edi Rama, sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, si dhe sekretarit Organizativ Blendi Klosi. Pjesa tjetër e anëtarëve të Asamblesë marrin pjesë online.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm. Gjatë fjalës hyrëse, ai theksoi se mandati i tretë i PS duhet të jetë inovativ dhe në nivelet që presin qytetarët nga mazhoranca.

Gjiknuri tha se Kongresi, i cili pritet të mbahet më 9 prill, do të fokusohet jo vetëm në aspektin organizativ, por edhe në cështje të tjera.

Ndërsa kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, tha se Kongresi nuk do të jetë vetëm një paraqitje informuese, por do të ketë brenda edhe shpirtin kritik dhe autokritik.

“Qytetarët pa dallim të jenë bashkë. Jo për zgjedhjet, por për rrugën deri kur pastaj do të duhet përsëri të gjykojë dhe të bëjë zgjedhjet e veta. Nuk është shkrirje në një parti, por bashkim që do të thotë përballje e një kohe të jashtëzakonshme me një rezistencë të jashtëzakonshme. Thelbi është bashkimi, jo ndarja. Jo për të qenë të gjithë dakord, por për të rënë dakord për nevojën e jashtëzakonshme që ka kjo kohë për të rezistuar dhe për të mos e lëshuar korsinë e zhvillimit të mëtejshëm. Unë do t’iu kërkoja të gjithë deputetëve të PS-së, atë që i kam kërkuar organizatorëve dhe drejtuesve të paneleve në mbledhjen e fundit të kryesisë, edhe kryetarët e bashkive, që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së Kongresit, qoftë në panelet sipas zonës së tyre të përfaqësimit, pozicionit në rrjetin e organizimit parlamentar, apo në pushtetin vendor, në mënyrë që Kongresi të mos jetë një paraqitje informuese e publikut, por te ketë brenda edhe shpirtin kritik dhe vetëkritik. Debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve. Të gjithë bashkë të ndihmojnë njeri-tjetrin për të dalë tek vendimet dhe për të bërë zgjedhjet më të arsyeshme.”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›