E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndarja në PD, a po gjejnë palët gjuhën e bashkimit?

Kampi opozitar duket ende i paqartë në vijimësinë e tij, pavarësisht vendimit të Gjykatës që regjistronte statutin e PD-së dhe Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. 
I ftuar në emisionin Publikisht me moderatore Blerta Tafanin, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, lidhur me këtë tha se Enkelejd Alibeaj nuk ka të drejtë të ankimojë as vendimin e gjykjatës dhe as statutin. 

Lidhur me ndikimin amerikan, Bylykbashi tha se duhet vendosur nëse do të merret parasysh dëshira dhe vendimi i shumicës, apo kryetari do të zgjidhet nga një person në bazë të preferencave.

Po ashtu Bylykbashi sqaroi se çfarë po ndodh aktualisht me PD-në dhe si do të veprohet me garën e pritshme për kryetar partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›