E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PS mbledh asamblenë

PS mbledh sot pas dite online Asamblenë e saj. Ajo pritet ndër të tjera të miratojë dhe vendimin për thirrjen e Kongresit më 9 prill të këtij viti. Asambleja do të diskutojë dhe miratojë Agjendën e punimeve të Kongresit si dhe do të miratojë statutin e ri të partisë.  

Në Kongresin e 9 prillit, kreu i mazhorancës Edi Rama do të kërkojë ndërprerjen e mandatit 4-vjeçar të kryetarëve të degëve të PS-së, të cilët do të mbajnë këtë detyrë deri 15 qershor, afat në të cilin do të zhvillohen edhe zgjedhjet për strukturat drejtuese në degët e kësaj forcë politike në çdo bashki. 

Kongresi i PS ishte parashikuar të mbahej në fund të janarit, por u shty për shkak të zgjedhjeve lokale të parakohshme në disa zona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›