“Aleanca për Qytetarin” fiton 6 nga 10 njësitë bashkiake në Tiranë
16/05/2011 KQZ ka publikuar dje rezultatet paraprake për minibashkitë e kryeqytetit
Nga 10 njësi bashkiake në Tiranë, rezulton se “Aleanca për Qytetarin” është shpallur fituese në gjashtë prej tyre. Vetëm numërimi i votave për njësinë nr. 5 nuk është përfshirë në të dhënat e KQZ-së, pasi aty pasditen e djeshme ka nisur numërimi. Kështu, mbrëmjen e djeshme KQZ-ja ka paraqitur një listë paraprake të procesit të numërimit të votave për kryetarë të njësive bashkiake të kryeqytetit. Kështu, për njësinë nr. 1, që i përket KZAZ-së nr. 45, ku ka përfunduar numërimi i votave, rezulton se kandidatja e majtë Lindita Nikolla ka marrë gjithsej 9985 vota kundrejt 8775 votave të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Agron Seseri. Në njësinë nr.2, që i përket KZAZ-së nr. 46, kandidati i majtë Artemon Cukalla ka marrë 15 177 vota kundrejt 16340 votave të marra nga kandidati e djathtë Elez Gjoza. Në njësinë nr. 3, që i përket KZAZ-së nr. 47, KQZ-ja thekson se kandidati i majtë Enver Sulollari ka marrë 6369 vota, ndërsa kandidati i djathtë Ilir Kokona ka marrë 6861 vota. Në njësinë nr. 4, që i përket KZAZ-së nr. 48, kandidati i majtë Vahid Kalaja ka 9715 vota, ndërsa rivali i tij i së djathtës Hysen Xhura ka marrë 11 508 vota. Në njësinë nr. 6 të KZAZ-së 50 ka përfunduar numërimi i kutive dhe kandidati i majtë Krenar Canollari ka 11419 vota kundrejt 11061 votave të marra nga kandidatja e LSI-së Luzhiana Abazaj. Edhe në njësinë nr. 7 të KZAZ-së 51 ka përfunduar numërimi dhe është shpallur fitues kandidati i majtë Erion Koka me 13 607 vota, kundrejt rivalit të tij Krenar Alimehmeti, i cili ka marrë 13206 vota. Ka përfunduar numërimi i votave edhe në njësinë nr. 8 të KZAZ-së 52 dhe fitues është rikonfirmuar në postin e kryebashkiakut kandidati i djathtë Arben Tafaj me 4394 vota, kundrejt 2902 votave të marra nga rivali i tij i majtë Sadi Vorpsi. Në njësinë nr. 9 të KZAZ-së 53 ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, por deri në mbrëmjen e djeshme, sipas KQZ-së, kandidati i djathtë Indrit Fortuzi ka marrë 3047 vota kundrejt 3198 votave të marra nga kandidati i majtë Armond Halebi. Ndërsa në njësinë nr. 10 të KZAZ-së 54 është mbyllur numërimi i kutive për kryetar të minibashkisë, ku është rikonfirmuar në këtë post kandidati i djathtë Blendi Fuga, i cili, sipas shifrave të KQZ-së, ka marrë 6748 vota, ndërsa rivalja e tij Enada Alikaj ka marrë 5060 vota. Në njësinë 11 të KZAZ-së 55 vazhdon ende numërimi i kutive të votimit, ku kandidati i djathtë Haki Mustafa pritet të rikonfirmohet në drejtimin e minibashkisë së Laprakës me 10097 vota, kundrejt rivalit të tij të majtë Naim Asllani, i cili ka marrë 8396 vota.
Lista paraprake për garën në 11 njësitë bashkiake të Tiranës
1-) Lindita Nikolla (AA) – 9985 vota
Agron Seseri (AQ) – 8775 vota
2-) Artemon Cukalla (AA) – 15177 vota
Elez Gjoza (AQ) – 16340 vota
3-) Enver Sulollari (AA) – 6369 vota
Ilir Kokona (AQ) – 6861 vota
4-) Vahid Kalaja (AA) – 9715 vota
Hysen Xhura (AQ) – 11508 vota
6-) Krenar Canollari (AA) – 11419 vota
Luzhiana abazaj (AQ) – 11.061 vota
7-) Erion Koka (AA)- 13607 vota
Krenar Alimehmeti (AQ) – 13206 vota
8-) Sadi Vorpsi (AA) – 2902 vota
Arben Tafaj (AQ) – 4394 vota
9-) Armond Halebi (AA) – 3198 vota
Indrit Fortuzi (AQ) – 3047 vota
10-) Enada Alikaj (AA) – 5060 vota
Blend Fuga (AQ) – 6748 vota
11) Naim Asllani (AA) – 8396 vota
Haki Mustafa (AQ) – 10097 vota