FOKUS – Von der Leyen njofton planin e BE-së për energji të përballueshme në Evropë

BRUKSEL, 22 janar /ATSH-DPA/ – Ulja e çmimeve të energjisë në Bashkimin Evropian është një prioritet kryesor dhe masat për ta arritur këtë do të zbulohen muajin e ardhshëm, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Çmimet e energjisë në Evropë janë ende strukturalisht më të larta se në SHBA dhe Kinë dhe ndryshojnë ndjeshëm brenda Bashkimit Evropian”, tha von der Leyen.
“Ne duhet t’i reduktojmë ato ndërsa përfundojmë heqjen graduale të karburanteve fosile ruse. Diversifikimi i furnizuesve të energjisë dhe investimi në teknologjitë e energjisë së pastër të gjeneratës së ardhshme kanë qenë çelësi për uljen e çmimeve në bllok’’, theksoi ajo duke përmendur bateritë e përmirësuara gjeotermale dhe të gjendjes së ngurtë si shembuj.
Energjia gjeotermale përdor nxehtësinë nga shtresat më të thella të shkëmbinjve për të gjeneruar energji. Në shkrirje, ndryshe nga reaktorët e zakonshëm të energjisë bërthamore, bërthamat atomike shkrihen në temperatura ekstreme në vend që të ndahen.
‘’BE ka nevojë gjithashtu për të tërhequr më shumë kapital privat për të modernizuar rrjetet e energjisë elektrike dhe infrastrukturën e magazinimit dhe për të lidhur më mirë sistemet e energjisë me karbon të ulët’’, shtoi ajo. /os/