Nis ndarja e banesave të reja në Bubq, 102 familje zgjedhin me short banesat e ndërtuara pas tërmetit

102 familje në zonën e Bubqit në bashkinë Krujë, nga sot kanë në dorë çelësat e shtëpive të reja, ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në zbatim të vendimit të qeverisë të datës 13 tetor, ndarja e tyre është bërë me short publik dhe transparent, sipas hapësirës që secilës familje i takon në bazë të frymëve. Këtë të mërkurë u bë ndarja e 89 banesave individuale, si dhe 13 apartamenteve; 1+1, 2+1 dhe 3+1. Pas Bubqit, procesi i hedhjes së shortit për ndarjen e banesave do të vijojë me Fushë Krujën dhe Thumanë.