Rama: Gjuha shqipe në rrezik!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me nxënës në Kamëz, ka shprehur shqetësimin e tij se gjuha shqipe është në rrezik, ndaj edhe do të studiohet.
Zoti Rama i bëri komentete e tij ndërsa dëgjoi një nxënëseje e cila tha se nuk ka dëshirë të studiojë letërsi tre vite në gjimnaz kur dëshëron të ndjekë mjekësinë.
“Më bëri përshtypje një vajzë që tha për mua është humbje kohe të merrem me gjuhën dhe letërsinë kur dua mjekësinë. Në fakt nuk është humbje kohe sepse e para njëherë ky është një shqetësim shumë personal i imi, por që nuk është personal në pikën që të tjerët nuk e kanë shqetësim” tha zoti Rama.
“Me këtë mrrokllat, me këto SMS e Whatts App këto shkrimet pz, për Zotin krijohet një tjetër kulturë komunikimi dhe kjo është arsyeja që të gjithë janë të shqetësuar çfarë ndodh me gjuhën në brezin e ri”, tha kryeministri.
“Të gjithë ankohen edhe në Francë që është një vend ku i japin gjuhës një rëndësi të jashtëzakonshme, ankohen se gjuha e tyre është në rrezik.
Por gjuha shqipe është në rrezik realisht nga humbja e vazhdueshme për shkak të mungesës së përdorimit të saj me korrektësi dhe patjetër edhe për shkak të boshllëqeve që janë krijuar në vite kur gjuha shqipe u hoq fare. Ne e rikthyem gjuhën shqipe në nivelin e gjimnazit, nuk ishte fare u hoq!” tha kryeministri Rama duke këmbëngulur që ajo të mësohet nga brezi i ri.