Rriten infektimet me Covid tek fëmijët, Kuli: Shtrimet në spital janë foshnja nën 1 vjeç

Numri i fëmijëve të infektuar me COVID po rritet ndjeshëm si pasojë transmetimit të infeksionit në ambjentet shkollore. Shefja klinikës se pediatrise infektive në QSUT Gjeorgjina Kuli pohon se sëmundshmeria është shtuar por numri i të shtruarve në spital nuk ka si shkak shkollat.
Fëmijët e shtruar janë foshnje kryesosht, të moshës nën 1 vjec. Kuli thotë se të ndash një diagnozë mes COVID dhe virozës është e vështirë pasi simptomat janë të njëjta ndaj cdo rast i shtruar i nënshtrohet testit ose PCR.
Rreth 11 fëmijë të shtruar po ndiqen në pediatri për shkakt të infektimit nga COVID, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë fëmijë në gjëndje të rëndë.