E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama bën thirrje që të gjithë të bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë. “Mirëmëngjes dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë”, tha kryeministri Rama. Dje nga Vlora nisi Plani Kombëtar i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë, jo vetëm operacion pastrimi, po edhe një sistem i ri administrimi, financimi, monitorimi dhe bashkëveprimi me pushtetin vendor, si edhe me qytetarët. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›