Nis ndertimi i kopshtit nr29 ne njesine bashkiake nr3
Kryebashkiaku Lulzim Basha ishte i pranishëm sot, në nisjen e punimeve të rikonstruksionit të kopshtit nr.29. Me një investim prej 39 milionë lekësh, godina e re është konceptuar me 2 kate. Objekti do të përbëhet nga gjashtë grupe të vogla, 20-25 fëmijë. Do të ketë dhoma të zhveshjes, banjo të ndara nga dhoma e ditës dhe nga dhoma e fjetjes. Do të ketë ambiente administrative dhe një holl të brendshëm që shërben edhe për aktivitete të përbashkëta. Dhomat do të shtrohen me parket e po ashtu do të zgjerohen ambientet e gazhinës dhe do të shtohet dhoma e mjekut.
“Sot fillojnë punimet për ndërtimin nga fillimi të kopshtit nr.29. Ky kopsht i shërben 100 fëmijëve të lagjes sot, por pas rindërtimit të plotë do të ketë një dyfishim të ambienteve që do të thotë hapësira më të mëdha për të trajtuar nevojat e vogëlushëve të këtij kopshti, por edhe rritje kapaciteti nga 100 në 150. Investimi i Bashkisë Tiranës do të bëjë të mundur që kopshti të ndërtohet sipas standardeve evropiane sa i përket hapësirës, ngrohjes apo në tërësi edhe mbajtjes së temperaturës në kontroll gjatë muajve të nxehtë, të një kuzhine të re dhe duke ruajtur parametrat e gjelbërimit dhe duke i shtuar ato”- u shpreh z. Basha.
Kryebashkiaku Basha ka garantuar se në dy vitet e ardhshme, vetëm me fondet e Bashkisë, do të ndërtohen 10 kopshte të rinj anembanë qytetit.
“Kam kënaqësinë që ndodhem në këtë inaugurim, sepse është i pari i këtij lloji, i ndërtimit nga fillimi të një kopshti, ndërkohë që Bashkia e Tiranës planifikon që vetëm me fondet e veta gjatë 2 viteve të ardhshme të ndërtojë edhe 10 kopshte të tjera të rinj anembanë qytetit dhe të dyfishojë bashkë me fondet e qeverisë shqiptare, numrin total të kopshteve që do u shërbejë vogëlushëve të qytetit, në përputhje me parashikimet e planit urbanistik dhe nevojat e qytetarëve të Tiranës” – deklaroi kreu i Bashkisë.