Nis ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, Berisha: Shkëputemi nga ateizmi
Tiranë- E shtuna e 20 prillit, që përkon edhe me një datë të shënuar në kalendarin islam lindjen e Profetit Muhamed, shënoi firmosjen e nisjes së punës për ngritjen e Xhamisë së Madhe në sheshin e Namazgjasë në Tiranë.
Kryebashkiaku Lulzim Basha në fjalën e tij tha: Me dashuri të madhe për zotin jemi mbledhurKoha kishte ardhur, shkuar e ardhur përsëri që xhamia e madhe të ishte një realitet në Tiranë. Kënaqësi e emocion i thellë si kryetar i Bashkisë, ndjej edhe keqardhje për kohën e gjatë që kemi humbur. Se falën në rrugët e Tiranëss, e për një kohë të gjatë Bashkisë i kishte munguar besimi, vullneti dhe dashuria për ta ndërtuar këtë vepër në ditën e shënuar të lindjes të profetit Muhamed. Nisim ndërtimin e kësaj vepre madhore duke konceptuar objektet e kultit në vend.
Kryeministri Berisha tha: Kjo ngjarje është e madhe se sot ne ndajmë nga qëndrime paragjykuese, nga qëndrime të inspiruara kryekëput nga ateizmi dhe ideologjitë e tij që penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtarët musliman të Tiranës, por ishte edhe një detyrim i madh për të rivendosur të drejtat e shkelmuara në vendin që meritojnë.
Berisha u bëri thirrje kryetarëv e të bashkive e komunave ti bëjnë të mundur besimtarëve të ngrejnë tempujt e tyre aty ku jetojnë.
Në një deklaratë për mediat kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ka ftuar të gjithë besimtarët që të jenë të pranishëm nesër në momentin e vënies së gurthemelit të parë.
“Komuniteti Mysliman njofton mbarë besimtarët dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet të shtunën në orën 10.00, në vendin e quajtur Namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë”, tha ai, duke shtuar se kjo ditë do të jetë historike.
Vendi ku do të ndërtohet Xhamia
Ndërkohë po sot në Pallatin e Kongreseve u mbajt një aktivitet madhështor i organizuar nga komuniteti musliman në vendin tonë, me rastin e lindjes së Profetit Muhamed, në fjalën e rastit Selim Muça përcolli mesazhe paqeje dhe mirësie për mbarë botën. Ceremonia u përshëndet edhe nga kryeministri Berisha.
Edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur “nisjen e realizimit të kërkesës së kahershme e legjitime të Komunitetit Mysliman Shqiptar për ndërtimin e një xhamie qendrore në Tiranë qe i shërben të gjithë besimtarëve mysliman por edhe kohezionit fetar të kombit shqiptar. PDIU dhe unë personalisht e kemi mbështetur gjithnjë këtë kërkesë legjitime dhe nëpërmjet këshilltarëve të PDIU në këshillin bashkiak të Tiranës kemi kërkuar zyrtarisht nisjen e sa me shpejtë te punimeve. Në situatën e sotshme, i bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore qendrore dhe vendore që të shpejtojnë punimet në mënyrë që ky objekt kulti të vendoset sa më shpejt në shërbim të besimtarëve”,- thuhet në deklaratë.