E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama bllokon ëndrrën evropiane të rinisë, do ta shembim bllokadën

vorpsiTiranë- Partia Socialiste ka akuzuar lidershipin e opozitës, Edi Ramën se po vazhdon bllokadën e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit Evropian. Përmes zëdhënëses Laura Vopsi, selia blu tha se në procesin e integrimit ka mbetur vetëm kalimi i tre ligjeve të cilat vazhdojnë të bllokohen sipas tyre nga zoti Rama.

Ne do të bëjmë çmos që të tejkalojmë edhe këtë bllokadë, sepse ne besojmë se çdo i ri duhet të ketë mundësi pa kufij. Por e vetmja zgjedhje për të cilën interesohet Z. Rama është të mbrojë pushtetin e tij në krye të Partisë Socialiste. Sa herë që Parlamenti është mbledhur, Z. Rama i është kërkuar të lejojë një votim me shumicë të cilësuar mbi tre ligjet dhe çdo herë ai e ka refuzuar. Vazhdimisht, ne kemi parë një rrjedhë të pafund alibish dhe shpikjesh, ndërsa ai bllokon ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të të rinjve shqiptarë. E vetmja gjë që i zë rrugën integrimit në BE është Z. Rama. E vetmja gjë që i pret rrugën të rinjvë për të studiuar në universitetet më të mira në botë është Z. Rama. E vetmja gjë që pengon të rinjtë të punojnë dhe të trajnohen jashtë vendit është Z. Rama. Dhe e vetmja gjë që pengon me dhjetëra mijëra vende pune të paguara më mirë dhe me qindra milion Euro është Z. Rama,-tha Vorpsi.

Marrja e statusit sipas PD-së u ngadalësua në mënyrë cinike nga Rama. E ngadalsoi sepse e dinte se statusi i vendit kandidat në BE nuk mund të arrihet para zgjedhjeve, duke i kushtuar kështu të rinjve një arsimim të vlefshëm dhe mundësi punësimi të cilat atyre i nevojiten shumë.  Partia Demokratike nuk do të pushojë deri sa integrimi në BE të bëhet realitet dhe të rinjtë të jenë në gjendje të përfitojnë nga të gjitha të mirat që vijnë bashkë me integrimin në Europë,-tha PD-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›