E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Fushe Kruje plagosen 3 persona

Dy vajza dhe një djalë janë lënduar pasi makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në kanal. Aksidenti ka ndodhur në aksin F.Krujë- Vorë dhe sipas policisë dyshohet se mjeti tip Opel me targa AA 465 SB ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal për shkak të shpejtësisë me të cilen udhëtonte.
Është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit 22 vjeçari Edmir Shehu, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›