E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndertimi i rruges se re te Kokonozeve dhe kolektorit

Kanali që lidh rrugën Dalip Topi me rrugën Marie Kraja ka qenë shqetësimi kryesor për 3 mijë banorët por që nga kjo ditë do të jetë një problem i zgjidhur.
Ashtu sic i kishte premtuar, kryebashkiaku Basha mori pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës së re të Kokonozëve dhe ndërtimin e kolektorit.
“Sot, banorët më kanë falënderuar për fillimin e punimeve dhe unë dua t’u them edhe publikisht këtyre banorëve, sikundër edhe të gjithë banorëve të Tiranës, bashkëqytetarëve të mi, që falënderimet nuk janë me vend. Bashkia po bën detyrën e saj, ashtu siç duhet ta bëjë dhe ashtu siç do të vazhdojë të bëjë, për t’iu gjendur pranë qytetarëve, me buxhetin që vjen nga taksat e tyre dhe për t’i kthyer këto taksa në përfitime, në kuptimin e rritjes së cilësisë së jetës anembanë qytetit të Tiranës”-deklaroi Basha.
Vlera e investimit është 66,7 milionë lekë dhe afati i mbarimit të punimeve 8 muaj. Projekti parashikon ndërtimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin rrugor, spostimin e linjave elektrike, punime për linjat rezervë për fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›