E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres shtyhet Xhakja

Për të katertën herë Apeli i Durrësit ka shtyrë vendimin ndaj Ilir Xhakjes, i cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, në Katundin e Ri Sukth.
Trupi gjykues kryesuar nga Petraq Dhimitri e justifikoi shtyrjen me pretendimin se ende nuk është vënë në dijeni i pandehuri Xhakja në lidhje me rishqyrtimin e provave balistike nga ekspertë të institutit të Mjekësisë ligjore.
Gjykata kërkoi që i pandehuri Xhakja përpara dhënies së vendimit të vihet në dijeni, duke e shtyrë për në datën 23 janar.
Organi i akuzës në seancat e mëparshme ka kërkuar 24 vite burg ndaj të pandehurit për shkak se disponon prova të mjaftueshme që e implikojnë atë në vrasjen e Malokut, ndonëse në 2011 gjygjtari Neritan Tabaku i dha pafajësinë Ilir Xhakjas për këtë krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›