E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndërtimi i xhamisë së madhe në Tiranë. Berisha e Basha e përdorin për fushatë elektorale

Berisha-peruron-Xhamine-570x310Është vendosur guri i themelit për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës, në sheshin e Namazgjasë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, tha se kjo është një ditë historike për të gjithë shqiptarët.

Namazgjaja ku jemi sot është shprehje e shpirtit të madh e bujar e atyre besimtarëve myslimanë që dhanë për fenë e popullin. E lus Zotin e lartësuar të na e lehtësojë punën tonë në të gjithë proceset e punës për nderimin e xhamisë së madhe, tha Muça në ceremoni.

Më pas në ceremoni foli edhe kryeministri Sali Berisha, që nuk nguroi që ti japë ngjyra elektorale edhe kësaj ngjarje.

Ai tha se demokratët janë zotuar se kudo që ka myslimanë të ketë xhami.

Madje ai tha se ka vlerësuar durimin që kanë treguar myslimanët për të pritur ndërtimin e kësaj xhamie.

Për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët kjo ditë është dita e lindjes së profetit Muhamed, burrit që së bashku me Jezu Krishtin dhe Budën i dhanë tokës kuptimin e madh të Zotit. Kjo është dhe do mbetet një ditë e madhe e rëndësishme, ditë në të cilën ne inaugurojmë ndërtimin e xhamisë më të madhe, të kryeqytetit dhe vendit në tërë historinë e tij. Kjo ngjarje është e madhe edhe në një aspekt tjetër. Sot ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të inspiruara nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtarët myslimanë në Tiranë, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejta të shkelmuara në vendin që meritojnë. 22 vjet më parë, me themelimin e partisë së parë opozitare, ne shpallëm si parim themelor që aty ku janë, aty ku jetojnë 4 të krishterë, të ndërtohet një kishë, aty ku janë 4 myslimanë, një xhami, aty ku janë 4 bektashinj, një teqe. Ne shpallëm respektin e palëkundur ndaj feve, tha kryeministri.

Në këto vite nuk keni pasur ndjenjën e madhe që keni merituar, unë kam vlerësuar durimin dialogun dhe vendosmërinë që ju keni pasur për të çuar përpara çështjen e besimtarëve që ju përfaqësoni. Urtësia me të cilën ju keni ndjekur këtë çështje bëri të mundur që sot të mblidhemi së bashku në këtë ngjarje të madhe shpirtërore e morale për kombin tonë. Qeveria duke shprehur nderimin më të madh ndaj jush ju bën thirrje kryetarëve të bashkive dhe komunave që me përparësi, tju bëjnë të mundur besimtarëve të ngrenë tempujt e tyre aty ku jetojnë. Sot jemi të çliruar nga trashëgimia ateiste, vijoi Berisha.

Kurse kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, tha se i vjen keq që është humbur kaq kohë për ndërtimin e xhamisë.

Besimi dhe dashura na sollën deri këtu, për mua besimi që më dhanë qytetarët ishte çelësi për bashkëpunim me këtë komunitet dhe gjithë faktorët e tjerë që bënë të mundur fillimin e punimeve. Tirana është model i bashkëjetesës fetare. Koha kishte ardhur që edhe xhamia e madhe të ishte realitet në Shqipëri, Ndjej keqardhje për kohën e gjatë që kemi humbur. Por sot kompletojmë mozaikun e objekteve të kultit dhe shënojmë një premtim të mbajtur para këtij komuniteti dhe zotit të madh, tha Basha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›