Nis nga puna ambasada e Kosovës në Shkup
Përfaqësia diplomatike e shtetit më të ri në botë ndodhet në rrugën Samoilova nr.136, pranë ambasadës amerikane, turke dhe asaj shqiptare. Për momentin në ndërtesë ndodhen disa diplomatë kosovarë të cilët ofrojnë shërbime konsullore që kanë të bëjnë kryesisht me dhënien e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Kosovës.
“çdo bashkëpunim dhe komunikim më i mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës është përparësi”, tha ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës, Skënder Durmishi, i cituar nga e përditshmja e Kosovës, “Koha”. Hapja zyrtare e ambasadës së Kosovës në Shkup është parashikuar të bëhet në fund të shtatorit, pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.