E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shekulli zemeron Arvizun

Gazeta Shekulli kish dale sot/dje me nje titull kureshtar Ambasada Amerikane nderpret marredheniet me gazeten Shekulli dhe poshte ishte shenuar nje WTF Ky akronim ka plot kuptime ne gjuhen angleze por me siguri drejtoret e Shekulli-t kane pasur ne mendje akronimin jo fort gazetaresk What The Fuck i cili ne versionin me didaskalik mund te sillet ne formen kuptim ka e gjithe kjo

Po cfare ka ndodhur ne te vertete Ilir Yzeiri ka bere nje shkrim kritik ndaj ambasadorit Arvizu. Do ta nenshkruaja dhe une ate shkrim. Te terin. Me nje perjashtim. Ate termin kinezeri nuk do ta perdorja e para se sme vjen asnjehere ska gje se ka hyre shkujdesshem ne fakt pakujdesshem ne gjuhen shqipe te perdorimit te perditshem dhe se dyti aluzionet qortuese apo zhvleftesuese qe behen lidhur me identitetin etnik religjioz seksual gjinor politik tribal etj. etj. te interlokutorit jane krejt te pahijshme. Kjo ishte e vetmja rreshqitje e Yzeirit. Sipas meje.

Dhe qejfmbetja dhe zemerimi i zotit Arvizu ketu e ka burimin. do amerikan do te kapej nga nervozizmi e zemerimi ne rrethana te tilla. Une ndihem solidar me te nese i lipset ky solidaritet. Por nuk me duket se ky fakt mjafton per te perligjur vendimin e Ambasades per te nderprere marredheniet me nje gazete. shte nje vendim i nxituar qe i komplikon ca me teper marredheniet mjaft te komplikuara te zotit Arvizu me shtypin dhe median opozitare te cilat ai ka treguar se nuk heq shume per ti dalluar qe larg.

A nuk do te ishte e udhes qe Ambasadori ti shkruante gazetes dhe kaq Duhej bere pikerisht kjo. Do te duhet te behet edhe ne te ardhshmen pasi me cduken punet kjo do te jete situata ne marredheniet mes ambasadorit amerikan dhe shtypit qe kritikon qeverine. Nuk ka gjasa qe palet te levizin nga pozicionet e tyre. Zoti Arvizu do te mbaje qendrimet qe po mban ska arsye ta ktheje pllaken apo jo dhe shtypi opozitar do Zoti do te mbaje te vetat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›