E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë/Aksidenton 5 persona, pranga policit

Policia e qarkut të Korçës ka arrestuar ditën e djeshme një efektiv policie. Sipas burimeve policore është arrestur Klodian Dumani 26 vjeç, efektiv në drejtorinë e burgjeve në Korçë për shkak se ditën e djeshme ka aksidentuar 4 persona. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Petrushë dhe konkretisht në kryqëzimin e Petrushës duke udhëtuar me mjetin e tij me targë BZ 450775, është karamboluar me mjetin me targë KO 8082 B i cili drejtohej nga Elton Zoto. Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur drejtuesi i mjetit Elton Zoto, si dhe shtetasit Ledion Selimllari 21 vjeç, Sintja Çoku 9 vjeç, Anxhela Çoku 35 vjeç dhe Floresha Zoto 57 vjeç të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë u kryen veprimet proçeduriale për vepren penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Pogradecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›