E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis numërimi i qarkut të Lezhës, KQZ: Proçesi do të rrisë transparencën te votuesit

Rinumërimi i votave për Qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës do të rrisë trasnparencën  dhe  integritetin e proçesit zgjedhorë.

Sipas anëtarit të KQZ-së, Hysen Osmanaj, ky ishte vendimi i duhur që KQZ morri pas problemeve të shfaqura në 10 QV të lezhës. Në këto kushte, 665 kuti votimi në Lezhë e më pas në Shkodër, do ti nënshtrohen proçesit të rinumërimit të votave.

Ndërsa për përfaqësuesin e PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, i rëndësishëm është integriteti i proçesit dhe jo ajo që mund të ndodhë me mandatet.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho thotë se megjithëse forca politike që përfaqëson është  vetëm palë e interesuar në këtë proçes, procesi i rinumërimit  është një hap pozitiv, por sipas tij  vendimarrja e KQZ-së është e kundraligjshme, pasi është marrë në kushtet kur KQZ funksionon vetëm me katër anëtarë.

Proçesi i rinumërimit të votave për qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës pritet të zgjasë së paku një javë, ndërsa janë ngritur 8 grupe për numërimin e votave që po realizohet në sallën e Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve. Vendimi u mor nga KQZ një ditë më parë pas kërkesës së anëtarit Klement Zguri, për ta çuar proçesin deri në fund pas shkeljeve që u konstatuan në 10 qendrat e votimit të Lezhës të ankimuara nga PD.

Nga Qarku i Lezhës do të rinumërohen 248 kuti ndërsa në Qarkun e Shkodrës 417 kuti të të gjitha KZAZ-ve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›