E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama KQZ po aplikon kunder ligjit dy standarde

Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për funksionim me dy standarde dhe e ka quajtur atë gjysmë-KQZ. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama ka shprehur qëndrimin e prerë të forcës që përfaqëson se cilido që ka vënë dorë mbi procesin do të përgjigjet ligjërisht.
Sipas tij, KQZ në këtë mënyrë po zvarrit, po tenton të kontaminojë dhe të kompromentojë rezultatin dhe cilësinë e procesit zgjedhor.
“KQZ dëshmi e e keqpërdorimit si instrument i verbër politik me synim zvarritjen, kontaminimin dhe mundësisht kompromentimin e rezultatit të zgjedhejve dhe cilësisë së procesit zgjdhor.
Kjo gjysmë KQZ po aplikon në kundërshtim me ligjin dy standarde, kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës së LSI për rinumërimit të votave në 15 kuti në Kukës, që nuk u pranua, kurse për Lezhën aplikon një standard tjetër edhe pse kjo nuk u kërkua. Jo vetëm kjo gjysmë KQZ, po askush s’do të mundë të tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve, që është, jo vetëm i qartë dhe i pastër, por bindës për vullnetin politik e qytetar të mazhorancës”- tha ai.
Sipas tij kjo gjysmë KQZ po aplikon në kundërshtim me ligjin dy standarde.
“Rasti i qëndrimit ndaj kërkesës legjitime e të argumentuar për rinumërim të votave në 15 QV të qarkut të Kukësit, dhe që nuk u pranua nga kjo gjysmë KQZ. Ndërkohë që për Lezhën aplikon një standard të ndryshëm edhe pse nuk kërkoi njeri rinumërimin e QV në të gjitha KZAZ e kësaj zone siç veproi dhe me Shkodrën. Kjo sjellje e gjysmë KQZ është reflektim i shenjës së dëshpërimit për humbjen nga rezultati kastatrofik që populli i dha Partisë Demokratike. Jo vetëm kjo KQZ por askush nuk mund të kompromentojë apo tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Rezultati është i qartë dhe bindës për vullnetin politik e qytetar të mazhorancës. Qëndrimi i LSI është i qartë. Cilido individ apo trupë zgjedhore që ka cënuar duke vënë dorë, cënuar apo që ka defornuar procesin duhet dhe do të përgjigjet ligjërsisht”- deklaroi Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›