E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Demokratike zgjedh me 22 korrik kryetarin e saj

Partia Demokratike njoftoi se votimi më 22 korrik për zgjedhjen e kryetarit të ri do të hapet në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19. Me kartën dixhitale të anëtarësisë janë 105 mijë anëtarë që do të zgjedhin sipas parimit një anëtar nëj votë mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit. Në Tiranë do të ketë nga një qendër votimi për çdo njësi vendore dhe 6 qendra për rrethinat. Në selinë qendrore të PD-së do të ketë një tjetër vendvotim për anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët me banim në Tiranë. Udhëzimi i Tiranës parashikon që anëtarësia e Kasharit voton në Kombinat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›