Olldashi ne njesine 6 Gara brenda shtepise gare vlerash

Standard edhe në garën brenda "shtëpisë". Sipas Sokol Olldashit, kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike kjo garë, e para në këtë format, është reale dhe një proces dinjitoz vlerash që po krijon edhe një traditë.
“Kjo është një garë reale, po është një garë që zhvillohet brenda nesh, një garë brenda shtëpie. Është një. Secili me kontributin, profilin dhe me eksperiencen e tij. Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë, t'i jepni seriozitet dhe dinjitet këtij procesi. Është një garë që në mënyrën sesi po zhvillohet, është e para në Partinë Demokratike dhe do të konsolidojë edhe një shtrat për proceset zgjedhore që do të zhvillohen në të ardhmen. Deklaratat Olldashi i bëri gjatë takimeve me strukturat e Grupseksioneve 8, 9 dhe 10 në Tiranë. Ndërsa në njësitë 3 dhe 4 po në Tiranë, Sokol Olldashi propozoi modifikimin e lidhjes mes nivelit politik dhe qelizës bazë të partisë, militantit”.
“Ne kemi nevojë të modifikojmë atë që është lidhja bazë e nivelit politik të partisë me qelizën e vet dhe qeliza e një strukture gjigante, sic është Partia Demokratike, është anëtari i thjeshtë. Ristrukturimi dhe rivitalizimi i PD-se nuk nis me Kryetarin e Ri, cilido që të zgjidhet. Rivitalizimi i Partisë Demokratike nis me rivendosjen e marrëdhënies mes nivelit politik të partisë dhe anëtarit të saj, këtu fillon ringritja”.
Me demokratët e Njësisë 2 në Kryeqytet, Olldashi foli për platformën e tij për të rikthyer Partinë Demokratike në shumicë politike, në përballjen e parë elektorale.
“Nëse ne duhet të bëjmë një betejë të fortë, nëse ne duam të bëjmë një betejë politike të suksesshme për të rikthyer Partinë Demokratike në shumicë, ne duhet të ndajmë fushën politike. Duhet t’ua bëjmë të qartë shqiptarëve se politika në këtë vend nuk ka më tre pole: ka mazhorancën e tyre dhe opozitën tonë. Nuk ka më lojtar mesi”.
Sokol Olldashi u rikthye edhe tek forumi Rinor I partisë demokratik, dikur i kryesuar prej tij, tani si kandidat për kreun e partisë, premton më shumë të drejta politike edhe për të. Në një prej ambienteve më të frekuentuara në fundjavë nga të rinjtë e Kryeqytetit ai u foli rreth paketës për ristrukturimin e Partisë Demokratike, ku propozohet edhe përcaktimi i statusit të organizatave partnere: Forumit Rinor dhe Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë.