E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis numërimi i votave në komunën Shalë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave të komunës Shalë të Shkodrës, ku është votuar një ditë më parë. Në këtë komunë kandidojnë përballë njëri- tjetrit, Dedë Tonaj nga koalicioni i djathtë, dhe Bal Vuksani nga koalicioni i majtë.

Deri në këto caste, nga dy qëndra votimi të numëruara kryeson me 45 vota më shumë Dedë Tonaj nga rivali i tij Bal Vuksani.

Procesi i votimit për kryetar të komunës Shalë në Shkodër u mbyll gjatë ditës së djeshme në orën 19:00, ndërsa gjithshka ka shkuar normalisht dhe nuk është shënuar asnjë incident. Procesi i zgjedhjeve në komunën Shalë të Shkodrës, zhvillon zgjedhje për herë të tretë, pasi zgjedhjet e mbajtura në 8 maj u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›