E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitou: Franca lobon për njohje të reja për Kosovën

“Shumë shpejt, presim njohje të reja për Kosovën”. Kështu ka deklaruar ambasadori francez në Prishtinë, Jean-François Fitou, i cili ka pranuar tërthorazi se njohjet e fundit që i kanë ardhur Kosovës, janë meritë edhe e Francës.

“Njohjet e fundit nuk më befasojnë. Rrota e njohjeve shkon vetëm në një drejtim. Do të ketë edhe shumë njohje të reja, e jo më pak”.
“E di që Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë që të marrë sa më shumë njohje dhe se të gjithë miqtë e Kosovës, përfshirë këtu edhe Qeverinë time jemi duke dhënë kontribut në këtë drejtim. Ndonjëherë na shpaguhet e ndonjëherë na duhet të presim. Natyrisht që ne jemi duke lobuar edhe për njohje të reja, jemi duke e bërë këtë me vite të tëra”, ka thënë Fitou për mediat kosovare.

Ambasadori Fitou është shprehur optimist se shumë shpejt Kosova do të marrë edhe njohje të reja.
“Ne jemi duke ndihmuar dhe mbështetur përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të shtuar numrin e njohjeve dhe jemi shumë të lumtur kur kjo mbështetje na shpaguhet. Shpresoj shumë se së shpejti do të kemi njohje të reja”, ka deklaruar ambasadori francez.

Javën e kaluar, tre ish koloni të Francës, Guinea, Nigeri dhe Benini kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›