E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis numërimi i votave në njësinë bashkiake numër 5

Pas një ndërprerje prej disa orësh ka nisur numërimi në KZAZ-në 49, në njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet.  Ende janë edhe 8 kuti për të numëruar ndërkohë që procesi ka nisur 3 orë me vonesë nga sa ishte paralajmëruar.

Ndonëse kandidati socialist Edi Rama ka marrë më shumë vota nga numërimi i kutive në KZAZ-në 49, sërish rivali i tij i djathtë Lulzim Basha, mbetet në epërsi të ngushtë. Procesi i numërimi po ndiqet edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar si dhe nga ambasadori i SHBA-së Arvizu dhe ambasadori i BE-së Sequi.

Vëzhguesit e të dyja palëve po ndjekin me kujdes të jashtëzakonshëm çdo votë duke bërë përllogaritjet dhe krahasimet me parashikimet e tyre.

Socialistët shpresojnë në një përmbysje të mundshme të rezultatet duke qenë se kutitë e mbetura i përkasin një zone të konsideruar si një bastion i së majtës.

Ndërsa demokratët po presin që diferencat e votave të mos jenë të atilla sa të përmbysin avantazhin e ruajtur gjatë nga kandidati i tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›