Nis pastrimi i Lanës dhe territorit rreth saj
26/08/2011 Bashkia e Tiranës
Prej më shumë se tre muajsh lumi i Lanës u la në mëshirë të fatit, ndërsa dje punonjësit pastrues të Bashkisë Tiranë kanë nisur pastrimin thuajse në të gjithë gjatësinë e tij. Aksioni i pastrimit të shtratit të Lanës, si dhe skarpateve anësore nga barërat e shumtë, mbeturinat dhe mbetje të ndryshme të hedhura në ujë, ka vijuar në afërsi të maternitetit të ri në një gjatësi rreth 200 metra dhe gjendja i është rikthyer normalitetit. Drejtoria e Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës garanton se ky lumë do të pastrohet nga mbeturinat dhe së shpejti të dalë nga harta e zonave më të ndotura si rezultat edhe i shtimit të ndërtimeve. Aksioni pritet të vijojë ditët në vijim në pjesët e mbetura ku situata më e vështirë duket se mbetet pastrimi i shtratit të lumit drejt urës së Shkozës. Rezultatet e monitorimit të ujërave sipërfaqësore të realizuar nga Instituti i Mjedisit, kanë treguar se ky lumë bashka me Erzenin dhe Ishmin, kanë një përmbajtje shumë të lartë të ndotjes organike dhe bakteriologjike, krahasuar me standardet e Bashkimit Evropian.