Deri në 2012 jepet kësti i plotë
26/08/2011 Kanë përfituar këstin e parë mbi 10 mijë vetë nga 18 mijë që kanë aplikuar në total
Simon Miraka: Fondet për ish-të përndjekurit, të parët ata që janë gjallë
Ish-të përndjekurit mbi 85 vjeç do të marrin të gjithë dëmshpërblimin që u takon pa këste brenda vitit 2012. Sipas kreut të ish të përndjekurve politikë, Simon Miraka, me ndryshimet më të fundit në ligj kjo kategori do të përfitojë totalin e shumës së mbetur brenda një kësti. Bëhet fjalë për të gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë dhe pritet të përfitojnë gjithë shumën e mbetur nga këstet e parashikuara të shpërndaheshin në një afat kohor prej tetë vitesh.
Dëmshpërblimet
Favorizimi do të bëhet sipas kategorive të ish-të përndjekurve, pas përpjekjeve të shumta të këtij institucioni për të përshpejtuar ndarjen e shumave të të hollave. “Për të burgosurit mbi moshën 85 vjeç në 2012-ën, nuk do të marrin më këste, por e gjithë shuma që ka mbetur do të merret me një këst duke i zbritur shumën që ka marrë. Sipas informacioneve që kam, deri nga fundi i muajit mund të dalë numri i saktë i të burgosurve që janë gjallë nga sektori i dëmshpërblimit pranë Ministrisë së Financës”,-tha Miraka. Sipas kreut të ish-të përndjekurve për kategorinë tjetër është kërkuar një afat më i shkurtër për dëmshpërblimet. “Në ligj e ka të përcaktuar që do të mbyllet për 8 vjet, por të gjitha përpjekjet tona, sigurisht edhe me dëshirën e mirë të qeverisë besoj se ky cikël do të mbyllet në një afat kohor më shkurtër, sepse siç thashë, është marrë një vendim që do të bëhet ligj, që në 2012-ën, të gjithë ata që janë mbi 85 vjeç të marrin shumën totale. Shpresoj që përsëri do të ketë ndryshime në ligj sepse gjatë gjithë kohës së daljes së ligjit ka pasur përmirësime dhe do të ketë në mënyrë që koha e dëmshpërblimit të mbyllet në një kohë sa më të shkurtër”, – tha Miraka.
Kësti i dytë
Kush ka përfituar këstin e parë më herët do të mund të marrë më shpejt këstin e dytë që mendohet të shpërndahet që këtë vit. Nga janari deri në korrik të këtij viti janë shpërndarë 1,4 miliardë lekë për përfituesit, të cilët kanë rezultuar të përzgjedhur në listat e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Sipas të dhënave paraprake mendohet se deri më tani kanë përfituar mbi 10 mijë ish-të përndjekur nga 18 mijë që kanë aplikuar në total për këtë proces. Qeveria ka miratuar radhën e ndarjes së këstit të dytë e me radhë deri te kësti i tetë, me anën e një vendimi, i cili ka hyrë në fuqi pak kohë më parë pas botimit të Fletoren Zyrtare. Kësti i dytë për ish-të përndjekurit është premtuar të ndahet këtë vit, pasi të ketë përfunduar ndarja e të hollave për gjithë ish-të përndjekurit që kanë aplikuar. Në këtë vendim të qeverisë është parashikuar edhe shpërndarja e fondit për ata ish-të dënuar që janë mbi 65 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje të rënda. Kriteret për gjendjen shëndetësore dhe përfitimin e këtyre të fundit do të përcaktohen me udhëzim të veçantë nga Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë.
8 këste të barabarta
Dëmshpërblimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave do të shpërndahet në tetë këste të barabarta. Në çdo rast, vlera e këstit të dëmshpërblimit është jo më e vogël se 100 mijë lekë dhe jo më e madhe se 1 milion lekë. Me këtë vendim të qeverisë është përcaktuar skema e shpërndarjes së kësteve të dëmshpërblimit, sipas së cilës afati i shpërndarjes së këstit të dytë, fillon pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit politikë. Pagesa e kësteve, duke filluar nga kësti i dytë, do të bëhet sipas radhës kronologjike të kryerjes së pagesës së këstit të parë, me përjashtim të ish-të dënuarve politikë, të cilët janë mbi 65 vjeç dhe vuajnë nga sëmundje të rënda. Ministri i Financave pritet të nxjerrë rregulla për mënyrën dhe procedurën e kryerjes së kësaj pagese, e cila do të bëhet publike në muajt në vazhdim. “Llojet e dokumentacionit, ku vërtetohet gjendja e rëndë e subjektit përfitues dhe procedurat e paraqitjes së tyre, përcaktohen me udhëzimin e përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Shëndetësisë”, - thekson vendimi. Ndërkaq, për këstet e tjera, afati i shpërndarjes fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të mëparshëm për të gjitha subjektet përfituese.