Nis pastrimi i plazhit të vjetër në Vlorë, 120 ushtarë me mision
Ushtarët e brigadës së stërvitjes bazë në Bunavi të Vlorës janë dërguar dje me mision për të pastruar plazhin e Vjetër në qytet, pas ndotjes masive me mbetje hidrokarbure që u shkarkuan në këtë zonë pak ditë më parë. Me qeska plastike nëpër duar ata kanë punuar për orë të tëra gjatë ditës së djeshme, por që do vijojnë edhe në ditët e tjera në vazhdim. Pas ndotjes masive në plazh të vjetër, ku u hodhën qëllimshëm rreth 60 ton mbetje mazuti, ka nisur kështu operacioni për pastrimin e zonës.
Rreth 120 ushtarë janë angazhuar në pastrimin e kësaj zone, prej ditës së djeshme dhe aksioni do të vijojë në pastrimin e gjithë zonës, me një gjatësi prej 250 m të vijës bregdetare dhe pjesë të rërës, që është ndotur ndjeshëm nga mbetjet e mazutit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, në repartin e Bunavisë, Vilson Bufazi, tha për mediat se operacioni i pastrimit të plazhit është ndërmarrë nga ana e ushtrisë, jo vetëm si detyrim qytetar, por edhe si detyrim kushtetues që ushtria ka në raste të emergjencave civile. Ai deklaroi se janë mbi 100 ushtarë që janë thirrur në këtë operacion dhe pastrimi i zonës do të finalizohet brenda pak ditëve, për ta bërë ata sërish të gatshme për pushuesit. Po hiqen të gjithë leshterikët dhe ndotjet e shkaktuara përgjatë vijës bregdetare, të cilat po sistemohen në thasë plastike. Po pastrohet edhe pjesa e bregdetit, ku ende ka mbetje të mazutit, dhe të gjithë këto mbetje e papastërti me tej, janë grumbulluar ë makinat e ushtrisë dhe do të hidhen në vendin e përcaktuar për hedhjen e mbeturinave dhe mbetjeve në Vlorë, që është në afërsi të Jallisë në Nartë, ka bërë të ditur Bufazi, sipas të cilit brenda pak ditësh zona e plazhit të vjetër nuk do të ketë asnjë shenjë të papastërtisë të shkaktuar nga ndotja e 3 qershorit kur katër autobote tashmë të ndaluara nga policia derdhën në afërsi të këtij plazhi sasi të mëdha solari. Sipas drejtuesve të këtij aksioni, kjo ishte kërkesë e institucioneve vendore dhe një vendim i marrë nga Ministria e Mbrojtjes.
Ndotja
Pak ditë më parë, janë shkarkuar mbetje të naftës në ujërat e detit Jon nga pylli i Sodës duke shkaktuar ndotje masive. Menjëherë është marrë njoftimi, ndërsa Policia e Vlorës shoqëroi administratorin e firmës "Arkand Xhunior", 39 vjeçarin Genis Mëhilli, si dhe shtetasit Florian Çeçi dhe Mikel Gjini, shoferë pranë kësaj firme. Ata dyshohen se në mënyrë të qëllimshme kanë derdhur mbetje nafte në hidrovorin e këtij qyteti. Firma "Arkand Xhunior" ka marrë mbetje nafte nga anija "Guildo" dhe në mënyrë të paligjshme i ka shkarkuar në "kanalin e motorrit", poshtë hidrovorit tek Pylli i Sodës në Vlorë duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor. Strukturat e policisë së Vlorës shoqëruan autorët e dyshuar për këtë ndotje, ndërsa u bllokuan 4 autobote të kësaj firme.